• Detaje
  • Verifikuar

Klinika ED (EchoDiagnostic)

  • 0 ( 0 Vota)

Shëndeti dhe Mjekësia  Ekzaminime Ekografike, Klinika Mjekësore, Klinika Private

319

Prezantim

Klinika ED u krijua nga dëshira, besimi dhe mbështetja që pacientët tanë i dhanë Doktor Eduard Muzhaqi, të niste hapjen e dyerve për pritjen dhe shërbimin e tyre në janar të vitit 2017.Profesionalizmi, përkushtimi dhe dëshira për të punuar dhe për tu gjendur pranë në çdo orar pacientëve tanë besnik, kanë rritur besimin te ne. Klinika ED me vendodhje te ish parku i autobuzave në rrugën "Muhedin Llagani" (Nisherak), mbrap Policisë Bashkiake, ofron teknologjinë më të fundit të diagnostikimit imazherik Echo, laborator, si dhe çdo shërbim tjetër që kryhet te ne .Bashkëpuntorët tanë janë po ashtu të përzgjedhur me shumë kujdes, janë mjeke profesionistë të zotë dhe të perkushtuar, që punojnë në spitalet më të mira dhe më të specializuara të Tiranës. Po ashtu ne bashkëpunojmë me laboratorët me të mirë në Tiranë, laboratorë të standarteve të larta Europiane dhe bashkëkohore, të cilët na sigurojnë cilësi dhe siguri në shërbimet që ne kërkojmë dhe ofrojmë. Çmimet tek ne janë shumë ekonomike, qellimi jone nuk është fitimi por shërbimi cilësor, i cili ofrohet nga një stafi I kualifikuar dhe shumë profesional. Ne ofrojme – ECHOGRAFIEcho doppler- Eko e vazave të gjakut, matet furnizimi i vazës me gjak, shihen ngushtime apo ndryshim të pareteve (mureve) të saj, Echi abdomen(barku)- Eko e të gjithë organeve të barkut me imtësi dhe me detaje. Echo te gjirit- Është ekzaminimi i parë dhe shumë i rëndësishëm që duhet te kryhet nga të gjitha vajzat dhe gratë (nga mosha 13 vjeçe - pa limit), për të parandaluar një rrezik shumë serioz dhe për kapur cdo gjë në kohë për të shpëtuar jetën e femrave. Echo prostate- Ekzaminim i rëndësishëm tek meshkujt, pas moshës 50 vjec prostate duhet të vendoset nëqender të ekzaminimeve të rëndësishme që meshkujt duhet të bëjnë, kanceri i prostatës është një kancer që ka rritur numrin e vdekjeve. Echo tiroide- Është një nga gjendrat më të rëndësishme të trupit tonë, e cila ka nje rol shumë te madh në funksionimin e organeve të tjera. Ekoja është ekzaminimi i parë që vë në dukje nëse dicka nuk shkon me tiriden. Echo indeve te buta- Përfshihet ekoja e muskujve të trupit. Echo gjinekologjike- Eko që kryhet nga mjekja gjinekologe. Echo transvaginale- Eko që kryhet nga mjekja gjinekologe.Echo transrektale- Echo ekzaminim të pjesës fundore te zorrës së trashë. VIZITË mjeku specialist Te ne do te gjeni të gjitha llojet e specialistëve. 1- Mjek hematolog- Specaliste e sëmundjeve të gjakut, anemive etj. 2- Mjek reumatolog- Specialiste e kockave dhe dhimbjeve reumatizmale të ndryshme për të gjitha moshat. 3- Mjek kirurg 4- Mjek ortoped- Mjek për kockat, thyerjet, dëmtime të tjera, dhimbje 5- Mjek kardiolog- Specialisti i zemrës. 6- Mjek gjinekolog- Shërbim i specializuar që mbulon fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës. 7- Mjek orl- Specialisti i vesheve, laringut. 8- Mjek dermatolog- Specialisti i lëkurës dhe trajnimeve të saj. 9- Mjek gastrohepatolog- Specialisti që ndjek dhe trajton problemet me traktin tretës. 10- Mjek endokrinolog- Specialisti që ndjek dhe trajton problemet me diabetin dhe funksionin e gjendrave 11- Mjek urolog 12- Mjek nefrolog 13- Mjek neurolog 14- Mjek alergo-imunolog 15- Mjek pneumolog 16- Mjek neuropsikiater 17- Mjek histopatolog-  Mjeku i laboratorit

Gjuhët që flasim

  • Anglisht
  • Italisht

Karakteristika të veçanta

  • Ajër i kondicionuar
  • Ambjent i pastër
  • Aparatura moderne
  • Free Wireless
  • Mjedisi i sigurt
  • Shërbim cilësor
  • Stafi i kualifikuar
  • Teknologji bashkëkohore
  • Ambient miqësor dhe i qetë
  • Çmime ekonomike

Shërbime/Produkte

Analiza hormonal Për vizitë

Hormonet luajnë një rol kyç në mirëfunksionimin e organizmit tonë, prandaj njohja e bilancit të hormoneve është shumë i rëndësishëm. Sëmundjet e tiroides janë ato me të zakonshmet që shkaktojnë disbalancë dhe me pas ndikojnë dhe në prishjen e ekuilibrave të tjerë, prandaj asnjëherë nuk duhet neglizhuar sëmundjet e tiroides.

Analizat e alergjisë Për vizitë

Alergjitë janë problemi më i zakonshëm dhe me i përhapur në ditët e sotme për shkak edhe të ndotjes së madhe të ajrit që ne perballemi çdo ditë, po ashtu edhe ushqimi i pakontrolluar dhe i paçertifikuar është një tjetër shkaktar serioz i alergjive, por në shumicën e rasteve ne nuk dimë shkakun e alergjisë, pikërisht për të gjetur këtë shkak bëhen TESTET E ALERGJISË.

Pap test Për vizitë

Është ekzaminim citologjik që realizohet me marrjen e materiali në qafën e mitrës (procedure kjo që kryhet nga mjeku gjinekolog) dhe më pas dërgohet në laborator për tu ekzaminuar. Ky test kryhet për të parë nëse në qafën e mitrës së gruas ka qeliza të cilat kanë tendecë zhvillimi anormal, zbulohet nëse ka tendence në zonën për zhvillim të qelizave kanceroze ose jo. Është test që kërkon një parapergatitje të femrës përpara marrjes së materialit marredhenie seksuale të mos ketë kryer të paktë 48 orët e fundit, antibiotike nuk duhen përdorur të paktën 1 jave para marrjes së materialit, të mos jetë me cikel. Pap testi rekomandohet 1 herë në 2 vite për të gjitha gratë.

Analiza Checkup (Bilanc Biokimik) Për vizitë

Përfshinë ekzaminimin bazë laboratorik të organizmit. Është kontroll rutinë dhe me kosto të ulët. Këtu bëjnë pjesë: Gjak komplet me sendiment, urine komplet, prova heparin, lipidiograme, azotemi+kreatinemi, glicemi esëll.

0 Përshtypje

Informacion : Nuk u gjetë asnjë përshtypje.

Lini pështypjen tuaj

  • Sjellja e stafit
  • Niveli i stafit
  • Mënyra e të shpjeguarit
  • Gadishmëria për t'iu ndihmuar
  • Koha që kaluan me Ju
  • Ambjenti i punës
  • Sa komod u ndjeve
  • Cilësia e produkteve/shërbimeve

Lini përshtypjen tuaj