Çfarë duhet të dini përpara se të blini një unazë fejese

Unaze floriri

“Në momentin që ju i propozoni dhe ajo thotë po, në plan të parë del çështja e unazës. Ju duhet të zgjidhni një unazë të tillë aq të bukur sa ajo të dashurohet me të sikundër me ju.”

Cili është stili i saj? Do të jetë një nuse tradicionale apo ka tendenca për një stil vintage? Stili i saj është konsistent apo ka tendenca të ndryshojë pamje. Këto pyetje ju ndihmojnë për të kuptuar stilin e unazës që I përshtatet më tepër.

Gjeni sa më shumë të dhëna. Shikoni në rrjetin e saj social për ndonjë foto të mundshme, për ndonjë model që ajo ka postuar ose për ndonjë revistë që “padashje” mund të ketë lënë hapur.

Pyet shoqërinë e saj. Kërkoni ndihmën e shoqes së saj të ngushtë e cila do ju ndihmojë për të marrë sa më shumë info për llojin e unazës që ajo pëlqen.

Ajo që është më e rëndësishme është që ju t’i propozoni vajzës së ëndrrave. Pavarësisht se unaza ka vendin e saj në këtë proces mos e vrisni shumë mendjen. Ajo do t’ju dojë pavarësisht zgjedhjes që keni bërë, mjafton që ju të tregoni kurdoherë ndjenjat ndaj saj.

Avatar

Blerina H

Autor që në:  19 Maj, 2018

Lini një koment