Zyrtare: Buffon e konfirmon se do të varë dorezat

0
37

Gianluigi Buffon ka treguar se pas Kupës së Botës ‘Rusia 2018’ do të pensionohet nga futbolli aktiv

Portieri i Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon po vazhdon të luaj në nivele të larta, pavarësisht se ai tashmë është 39 vjeçar.

Por, ai tashmë e ka konfirmuar se fundi i tij është afër, pasi do të luaj vetëm edhe një sezon me Juventusin dhe pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës do të pensionohet.

“Do të mundohem që të marrë pjesë në Kupën e Botës dhe pastaj mund ta mbyll derën. Pensionimi im do të jetë pas Kupës së Botës”, tha Buffon për Sky Sport Italia.

Buffon kështu do të largohej pas 23 viteve karrierë në futboll, ku prej tyre gjashtë vite i kaloi në Parma dhe 17 të tjera në Juventus

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu