Zidane pritet të marrë një fitore që të thyejë rekordin historik të Guardiolas

0
10
Loading...

Zidane dëshiron të thyejë një tjetër rekord të Guardiolas, atë me më së shumti fitore me radhë në udhëtim.

Ndeshja e uikendit me Getafen do të jetë e veçantë për Real Madridin e Zinedine Zidane, që do të ketë shansin të thyejnë një rekord të Pep Guardiolas, bëjnë të ditur mediat spanjolle, transmeton Gazeta Express.

Nëse Real arrin të fitojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Getafes si mysafir, do të bëhej skuadra e parë në historinë e La Ligas që fiton 13 ndeshje radhazi në udhëtim.

Këtë rekord e mbanë Barcelona e Guardiolas e cila kishte arritur 12 fitore radhazi jashtë shtëpisë në sezonin 2011/12 në kampionatin Spanjoll, aq sa ka tani edhe Reali i Zinedine Zidane. (b.an)

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here