Zgjedhjet/ Ja zona ku voton Xhani de Biasi

0
11

Si për të qenë të pandarë, me gjithë largimin nga Kombëtarja, ish-trajneri i kuqezinjve e gjen vetën në të njëjtën qendër votimi me disa nga lojtarët që i ka stërvitur, apo edhe një tjetër që mund të ishte kandidat për t’u afruar në Kombëtare: Abrashi, Aliji dhe vëllezërit Ajeti, janë gjithashtu pjesë e votuesve në Njësinë Nr.3 në Tiranë.

De Biazi me ekipin

TRAJNERI

Xhani De Biazi pritet që të jetë në Shqipëri të dielën e 25 qershorit, për t’iu drejtuar kutive të votimit. Gazeta ka mësuar se ish-tekniku i Kombëtares, me atributet që i jep nënshtetësia shqiptare, do të ushtrojë të drejtën e tij të votës. Në bazë të listave të votuesve, Xhani De Biazi do të votojë në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes”.

Votuesit De Biazi

Ish-strategu i përfaqësueses shqiptare të futbollit do të votojë në qendrën numër 1749, në Njësinë bashkiake numër tre në kryeqytet dhe numri rendor në listat e votimit për të është 217.

de biazi1

Trajneri e mbylli aventurën e tij me kuqezinjtë pas pesë vitesh e gjysmë në drejtim të tyre, mirëpo në daljen e fundit si trajner i Shqipërisë, deklaroi se nuk do të humbasë lidhjen me shqiptarët dhe se ndihet krenar që ka nënshtetësi shqiptare.

LOJTARËT

Si për rastësi, De Biazi do të jetë i pandarë edhe me disa nga lojtarët e Kombëtares. Në të njëjtën qendër votimi gjenden edhe emrat e Amir Abrashit, Naser Alijit dhe vëllezërve Adonis dhe Albian Ajeti.

Ajeti, Abrashi dhe Lenjani

Bie në sy mospranimi i emrit të vëllait tjetër, mbrojtësit të Kombëtares, Arlindit, që nuk është në listën e votuesve pranë dy vëllezërve të tij në numrat rendorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here