Zbuloni armikun më të keq për çdo shenjë të horoskopit

0
12

Humbja. Dashi urren të humbasë! Madje urren edhe të zërë vendin e dytë.

Demi

Kush kërcënon qetësinë e jetesës së tij. Misioni i Demit është të ketë paqe dhe qetësi absolute. Kushdo e pengon këtë gjë është armik për të.

Binjakët

Mërzitja. Binjakët janë të lidhur me stimujt e rinj. Monotonia i sjell mërzi, çka është edhe armiku më i madh i tij.

Gaforrja

Faktorët që kërcënojnë komfortin e saj. Gaforrja dashuron të jetojë si një pasha. Komforti dhe komoditeti janë gjërat që pëlqen më tepër, andaj mos guxoni t’ja cënoni.

Luani

Personat që i rrëmbejnë qendrën e vëmendjes. Përshembull nëse jeni në një tavolinë me të, duhet të gjithë të dëgjojnë me kërshëri historitë e tij. Të gjithë duhet ta shohin me admirim dhe stimë.

Virgjëresha

Sëmundjet/ Alegjitë. Virgjëresha është e lidhur me pastërtinë, rregullin dhe shëndetin. Gjithçka duhet të jetë e pastër dhe nën kontroll.

Peshorja

Vetmia. Peshorja ka dhuntinë e lindur për të qëndruar me të tjerë. S’ka rëndësi nëse është personi i zemrës, familjarë apo miq, rëndësi ka që Peshorja duhet të rrijë pranë dikujt.

Akrepi

Fakti i të “daljes në dritë”. Akrepi ka një stil jetese shumë të ngjashëm me atë të një spiuni. Jo në sensin që spiunon të tjerët, por sepse qëndron gjithmonë në hije. Për të ka rëndësi mos të vihet re prezanca e tij, në asnjë lloj situate.

Shigjetari

Kush nuk dëshiron të mësojë prej tij. Për Shigjetarin është e nevojshme që të tjerët të mësojnë prej tij. Shigjetari ka lindur me misionin për t’i mësuar të tjerëve dijet e tij.

Bricjapi

Humbja e kontrollit. Bricjapi është me të vërtetë një shenjë cerebrale. Mendon shumë. E ka gjithmonë situatën nën kontroll. Humbja e kontrollit është diçka që nuk e kapërcen dot.

Ujori

Kush pengon lirinë e tij. Ujori e ka jetike lirinë e lëvizjes dhe aksionit. Përshembull në një lidhje nuk i toleron dot njerëzit posesivë.

Peshqit

Kush i imponon rregull dhe organizim. Peshqit jetojnë në kaosin më total, qoftë i brendshëm apo i jashtëm. Arrin t’ju kuptojë vetëm në kaosin e tij. Me pak fjalë mos i kërkoni Peshqëve t’i binden rregullave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here