Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Bonucci braktisi Juven e iu bashkua Milanit

0
18
Loading...

Gruaja e Leonardo Bonucci, Martina, këmbëngul se ai nuk e la Juventusin për shkak të mos marrëveshjeve i me Max Allegri dhe pranon se është e çuditshme ta shohë atë si kapiten të Milanit.

Bonucci, u bashkua me Milanin në një marrëveshje 40 milion euro, por gruaja e tij thotë se nuk ishte thjesht për shkak të problemeve me trajnerin.

“Vendimi i tij nuk ishte për shkak të një fjalosje me Max Allegri,” tha Martina Maccari në Radio Rai 1.

“Në një mjedis profesional, mendoj se ekuilibri midis të gjitha palëve është themelor. Leonardo zgjodhi të largohej për shkak të peripecive brenda mjedisit, por tani ai është i qetë dhe i gatshëm për këtë aventurë të re.

“Bonucci si kapiteni i Milanit? Nuk do ta fsheh, nuk jam mësuar me të ende . Ai zgjodhi të vijë në Milano në mënyrë krejt autonome, por unë qëndrova pranë tij si një grua e mirë që duhet ta mbështete’, ka thënë gruaja e Bonuccit.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here