Zbulohet arsyeja e vërtetë e zënkës mes Encës dhe Beatrix Ramosaj

0
24

Kushdo që i kujton në fillimet e karrierës së tyre, me gjasa e mban mend që Enca Haxhiaj dhe Beatrix Ramosaj ishin të pandashme.

Dy këngëtaret, që po përpiqeshin të depërtonin në tregun e muzikës shqiptare ishin mikesha të ngushta, ndërsa frekuentonin ende Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Sot, ato nuk i drejtojnë më fjalën njëra-tjetrës prej vitesh, madje thuhet se nuk e durojnë dot njëra-tjetrën. Por çfarë e solli krisjen e më pas thyerjen në shoqërinë e tyre?

Sipas informacioneve të “Xing.al” dy vajzat kanë nisur të grindet që në periudhën kur ishin ende në shkollë dhe arsye u bë një koncert i Liceut, ku fillimisht duhet të këndonte si soliste Beatrix, por më pas atë vend ia mori Enca. Persona të afërt me këngëtaret kanë treguar se Beatrix nuk ia fali ndonjëherë këtë gjest shoqes së saj të ngushtë, megjithatë shkëputja nuk ishte e menjëhershme.

Pak kohë më vonë, Beatrix e ironizoi Encën në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të modifikuar dukshëm me Photoshop. Menjëherë më pas, Enca nuk arriti të heshtte dhe shpërtheu në një status ku e akuzonte Beatrix për xhelozi. “Ishim shoqe derisa të mbyti xhelozia. Por shiko tani sot? Ku je ti?

Pa karrierë, pa koncerte, rri në shpi tu fol për mu. Xhelozi e pastër edhe tek koncerti i shkollës kur tentoje të sabotoje prezencën time. E kujtoj që të vetmet herë kur dilje në kopertina ishin kur përmendje emrin tim. Po t’i dhuroj 15 minuta të famës, numëroji mirë. Apo nuk din me i mledh ?! Për një fanse timen”– ka shkruar Enca në Instagram, postim që më pas e fshiu.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu