Xabi Alonso fillon punën e re si trajner

0
8
Loading...

Xabi Alonso e ka filluar karrierën e tij si trajner.Ish-mesfushori i Bayernit, Liverpoolit dhe Real Madridit ka filluar punën në profesionin e tij të ri, shkruan ‘Marca’.

35-vjeçari, i cili këtë vit u pensionua nga futbolli ka filluar punën si trajner duke udhëhequr një grup lojtarësh amatorë.

Alonso, i cili gjatë karrierës së tij ka punuar me trajnerë të mëdhenj si Carlo Ancelotti, Rafael Benitez, Pep Guardiola e Jose Mourinho, do të ketë njohuri mëse të mjaftueshme në profesionin e tij të ri.

Skuadra e Alonsos, e cila ka lojtarë nga Britania e Madhe, Spanja, Meksika, Franca, Gjermania dhe Italia do të ketë emrin ‘Tango Squad FC’.Duke filluar nga 16 tetori, ata do të fillojnë të mësojnë nga disa prej lojtarëve më të mirë në botë, përgatiti ”Gazeta Blic”. (b.an)

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here