Video/ “Pusho të thashë, qepe moj”, plas sherri mes gjimnazisteve të Fierit. Arsyeja një djalë

0
17

Adoleshenca përshkruhet si një nga moshat më të vështira. Mund të thuhet se është një fazë, në të cilën kryhet kalimi nga fëmijë drejt të rriturit. Gjatë kësaj periudhe adoleshentët përballen edhe me bulizmin, problem i cili shpesh herë shkon në konflikte, madje tek adoleshentë që bien pre e këtij problemi vihen re edhe shenja të depresionit.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një grup vajzash gjimnaziste janë përfshirë në një konflikt. Vajzat kanë qenë të ndara në dy grupe. Kjo është bërë e ditur nga një video që ka ardhur pranë redaksisë së JOQ.al.

Pusho të thashë, qepe moj”, – thotë njëra nga vajzat.

Personi që ka nisur videon pranë redaksisë sonë ka shtuar se shkak i këtij konflikti është bërë një djalë, i cili ishte ngacmuar nga një nga vajzat dhe e dashura e tij është ndjerë xheloze. Ajo ç’ka mund të thuhet është se zënka të tilla janë një shumë i keq për adoleshentët, sepse ngjarje të tilla mund të kenë edhe pasoja fatale.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu