VIDEO/ Adelina Ismaili proteston padrejtësinë, gënjeshtrën dhe varfërinë…

0
23

Këngëtarja e madhe Adelina Ismaili, ka kohë që nuk ka qenë aktive në muzikë, dhe kjo për shkak të përkushtimit të saj maksimal në jetën private.

Duket se gjithë kjo heshtje është involvuar në shpirtin e saj artistik, për të shpërthyer me një këngë revolte, e cila proteston çdo padrejtësi, gënjeshtër e inkriminim politik, me dëshirën e madhe për triumf dhe liri.

Si një adhuruese e madhe e presidentit historik Ibrahim Rugova, Adelina nuk ka lënë pa përmendur në vargjet e kësaj kënge “Na jem f’mia e Rugovës”.

Me këngë të punuar nga Keni Arifi, dhe vargje të shkruar nga vet ajo, Diva e muzikës shqiptare arriti t’i befasojë fansat e saj me këtë projekt surprizë të publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Juve që tash e 18 vjet keni vra çdo andërr e çdo shpresë, edhe juve tjerëve që s’keni pas b*** as fëmijët tuaj mi mbrojt… Juve që keni prodhu analfabeta me diploma, fëmijë lypsarë, kufoma të gjalla në korridore spitalesh, shtëpi publike në çdo motel, haraç në çdo kafshatë, juve që ende era prç shpirtit ju vjen… Unë nuk dorëzohem, andrrat e mia mi vra nuk mundeni.”(sic.), shkruan e revoluar Adelina Ismaili.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu