Unitedi ofron De Gean dhe 230 milionë euro për dy yje të Realit

0
12

Manchester United është gati të hyjë në histori gjatë kësaj vere, me transferimet që do të bëjë.

Lajmet e fundit që njoftojnë se Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid, ka alarmuar skuadrën angleze Manchester United.

Drejtuesit e kësaj skuadre deri me tani kanë qenë në bisedime me Realin vetëm për Alvaro Moratan, por ata tashmë duan më shumë.

Sipas The Sun, Manchester United është gati që të transferojë të dy nga Reali, Moratan dhe Ronaldon.

Për shërbimet e këtyre dy futbollistëve Unitedi është gati të paguajë 230 milionë euro. Por, kjo nuk është e gjitha. Si pjesë të marrëveshjes Unitedi do të ofrojë edhe shërbimet e portierit David de Gea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here