Uji i orizit, sekreti i flokëve të mëndafshtë (RECETA)

0
17
Loading...

Pjesa më e madhe nga ne nuk i kushtojnë rëndësi ujit të orizit dhe ndikimit që ka në bukuri.

Por shumë prej studimeve të fundit kanë zbuluar se për flokët e dëmtuar, mënyra më e mirë e kurimit është uji i orizit. Po ashtu, edhe për një rritje më të shpejtë të flokëve, uji i orizit është i këshillueshëm. Shpëlarja e vazhdueshme me ujë orizi pastron skalpin e kokës, por edhe zbut në mënyrë të ndjeshme flokët.

Si ta përdorësh?

Orizin, fute në një enë me ujë dhe lërë për të paktën 1 orë. Pasi i ke larë flokët normalisht, shpëlaji në fund me ujë orizi. Mbaji për disa minuta dhe në fund, shpëlaji me ujë. Nëse do ta përsëritësh këtë trajtim tri herë në javë, rezultati do të jetë i menjëhershëm.

Orizi është një burim i shkëlqyer i acidit linoleic dhe skualenit, një antioksidant i fuqishëm që nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë.

Uji i orizit gjithashtu mbron lëkurën nga dëmtimet prej rrezeve te diellit, shkaktare për krijimin e rrudhave. /b.d

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here