Tri skuadra nga Serie A kërkojnë Gjimshitin

0
18

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, po shndërrohet në një nga futbollistët më të kërkuar në afatin kalimtar të e verës në Serinë A.

Mbrojtësi i Kombëtare, i cili në sezonin e shkuar u aktivizua në Serinë B me Avellinon, është kthyer te Atalanta , me të cilin klub ka kontratë deri në vitin 2019.

Duke qenë se klubi nga Bergamo nuk e ka në plane për sezonin e ri, për të kanë shfaqur interes disa skuadra të Serisë A. Pas klubit të Beneventos, mediat italiane kanë raportuar edhe për dy skuadra të tjera që janë vënë në gjurmët e mbrojtësit nga Presheva.

Chievo dhe Crotone duan ta bëjnë Gjimshitin pjesë të tyre në projektet e sezonit të ri, por për momentin më e avantazhuar duket Crotone. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu