‘Te Stela Resort’, nis kampi veror, më shumë risi edhe këtë vit

0
43

Bisedoi: Elona Tereziu

Kampet verore janë një zgjidhje ideale për fëmijët. Jo thjesht në kuptimin e argëtimit dhe pushimit, por dhe për ta bërë rritjen e tyre më të shëndetshme si në anën fizike ashtu edhe atë mendore.

‘’Te Stela Resort’’ organizon çdo vit kampin veror për fëmijët, kamp i cili përfshin një sërë shërbimesh si: pishina, kërcime, karaoke, sporte, pikturë etj. Një zgjidhje ideale për prindërit që janë në punë, por gjithashtu një mënyrë që fëmijët të kalojnë një verë të bukur dhe të gëzuar.

E ndërkohë që ndodhemi vetëm pak ditë para mbarimit të shkollës, ‘Te Stela’ starton kampi veror.

Endrit Llabut, ideues dhe përgjegjës i kampit veror ‘’Te Stela’’ tregon më shumë për mënyrën se si funksionon kampi. Ç’duhet të dinë prindërit që dëshirojnë t’i regjistrojnë fëmijët e tyre aty. Risitë e reja dhe pse është e rëndësishme përfshirja e fëmijëve në organizime të tilla.

Endrit, ndodhemi vetëm pak ditë para fillimit të kampit veror, si po shkojnë regjistrimet dhe ç’duhet të dijë paraparkisht një prind që do ta sjellë fëmijën ‘Te Stela’?

Regjistrimet kanë filluar që me 1 maj dhe do vazhdojnë përgjatë gjithë kampit. Ashtu si çdo vit kampi veror ‘Te Stela’ fillon me mbarimin e shkollës. Pra, me datën 12 qershor ne hapim kapin veror për të vazhduar gjer me 18 gusht. Kemi goxha regjistrime, por sigurisht fluksi më i madh nis pas mbarimit të shkollës dhe përgjatë gjithë muajit korrik.

Mosha e pranimeve është 6-14 vjeç. Për të bërë regjistrimin prindi duhet të paraqitet pranë ambienteve ‘Te Stela Resort’. Plotëson një formular mbi të dhënat e fëmijës, ku bashkangjitur dorëzon edhe raportin mjekësor, rëndësia e të cilit lidhet me faktin nëse fëmija është i shëndetshëm për të përballuar aktivitet fizik, vuan ose jo nga ndonjë sëmundje fizike, alergji etj. Kjo na shërben ne që të dimë si duhet të punojmë me këtë fëmijë.

Çfarë risish kemi këtë vit?

Ky është viti i gjashtë që ‘Te Stela’ organizon kampin veror. Çdo vit ka risitë dhe të veçantat e veta. Vjet programit i shtuam 3 kurse të reja, kick-boxing, kangoo jump dhe pikturë. Këtë vit jemi përpjekur të përmirësojmë shërbimet, pasi është e nevojshme që të përmirësohen. Duke nisur me tapetet, tualetet, pishina etj, në tërësi është bërë një ambient më komod.

Cili është ndryshimi mes një kampi veror ‘Te Stela’ dhe një kampi që organizojnë shkollat?

Përtej çdo lloj konkurrence, kjo është gjëja që unë ngulmoj më shumë. Fëmija qëndron 9 muaj në shkollë, të shtojmë këtu edhe tre muajt e verës, po me të njëjtët mësues, po me të njëjtët kujdestarë, po me të njëjtët shokë që ka patur gjatë gjithë vitit, bëhet shumë e lodhshme psikologjikisht. Fëmija ka nevojë të shkëputet nga ambienti i shkollës, të njoh një ambient të ri, të krijojë një shoqëri të re. Është vërtet e lodhshme psikologjikisht për fëmijën të qëndrojë 12 muaj në të njëjtin ambient.

A mund të na thoni disa arsye përse një prind duhet t’i përfshij fëmijët në organizime të tilla?

Disa arsye që unë do veçoja janë:

E para, i largon nga rruga dhe shoqëritë e pakontrolluara. Në kohën kur shkolla ka mbaruar dhe dita e fëmijës është pasive dhe e mërzitshme, është më e kollajshme të biesh pre e shoqërive të këqija.

E dyta, bën që fëmijët të qëndrojnë më pak para kompjuterit dhe smartfoneve, dëmet e të cilëve dihen nga të gjithë.

E treta, dhe jo më pak e rëndësishmja, është socializimi. Duke u përfshirë në organizime të tilla fëmijët bëhen më socialë, ku, veçse argëtohen, krijojnë edhe shoqëri të reja./ Shendeti.com.al

Për çdo interesim në lidhje me këtë artikull apo personat e përfshirë, ju lutemi të kontaktoni “Te Stela Sport Center” në 067 20 333 10 , [email protected] ose në Facebook: “Te Stela Resort”.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu