Sulm verbal ndaj gazetarit, Arda Turan tërhiqet nga kombëtarja

0
19

Arda Turan ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja turke. Sulmuesi i Barcelonës përfundoi në një qendrën e një stuhie mediatike, pasi sulmit verbal dhe kërcënimit ndaj një gazetari, gjatë udhëtimit të pardjeshëm që e çonte skuadrën turke në Trieste, pas zhvillimit të miqësores me Maqedoninë.

“Nuk pendohem, edhe pse është trishtuese. Kam luajtur në të gjitha kategoritë e moshave, e dua vendin tim, flamurin dhe kombëtaren time. Kam bërë një mal me sakrifica, por këtu erdhi fundi: largohem nga kombëtarja”, është shprehur Turan.

Gazetari i përfshirë në këtë çështje është Bilal Mese, i të përditshmes “Milliyet”, i cili verën e kaluar kishte raportuar disa tensione të supozuara mes një grupi futbollistësh dhe Federatës turke të Futbollit, sa i përket shpërblimeve që iu ishin ofruar lojtarëve për pjesëmarrjen në Europianin e Francës.

Arda Turan u ndalua nga dy shokë të skuadrës, Burak Yilmaz dhe Caner Erkin, pasi ishte shumë pranë përleshjes fizike me reporterin.

Pak orë pas ngjarjes, futbollisti e kishte komentuar episodin me një publikim të gjatë në profilin e tij në “Instagram”.

“A bëra mirë dje? Nuk e di, ndoshta nuk ishte një sjellje e pranueshme, por të paktën ishte një veprim i ndershëm dhe i respektueshëm”, shkroi Turan, duke publikuar një foto të vjetër të tijën kur luante me Galatasaray.

Rasti në fjalë shkaktoi polemika të forta në mediet dhe rrjetet sociale në Turqi, me kritika të shumta edhe nga bota e politikës.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu