Studimi/ Ja pse nuk do ta mbani më televizorin në dhomën e fëmijëve!

0
16

Edhe ju i keni vendosur fëmijëve tuaj një televizor në dhomën e gjumit?

Nëse bëni pjesë tek kjo kategori, me siguri që pasi të lexoni këtë artikull nuk do të mendoni më njësoj. Një studim i kryer së fundmi tregon se mbajta e televizorit në dhomën e gjumit të fëmijëve është e lidhur ngushtë me obezitetin.

Studimi është publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Obezitetit dhe ka analizuar të dhënat nga 12.000 fëmijë të vegjël në Britaninë e Madhe.

“Studimi ynë tregon se ekziston një lidhje e qartë midis një televizori në dhomën e gjumit të një fëmije të vogël dhe mbipeshës disa vite më vonë,”-ka thënë studiuesja Anja Heilmann. Gjithashtu ata arritën në përfundimin se fëmijët flenë më pak kur shikojnë TV.

Vajzat, të cilat kanë televizorë në dhomën e tyre të gjumit kanë më shumë mundësi sesa meshkujt, të jenë obezë në të ardhmen. Është ky përfundimi në të cilin ka arritur, studimi më i ri i kryer.

Vajzat 7-vjeçare, të cilat kanë televizor në dhomën e tyre të gjumit kanë 30% më shumë mundësi të vuajnë nga mbipesha në moshën 11-vjeçare, sesa fëmijët që nuk kanë një televizor në dhomën e tyre të gjumit. Ndërsa djemtë që kanë televizor në dhomën e gjumit kanë një shanc më të ulët për të vuajtur nga mbipesha në raport me vajzat. Për meshkujt rreziku është 20%, ka zbuluar grupi i kërkuesve nga Londra. Ato analizuan të dhënat e më shumë sesa 12 500 fëmijëve anglezë dhe arritën në përfundimin se më shumë sesa gjysma e tyre mbanin televizor në dhomën e gjumit që në moshën 7 vjeçare.

Kërkuesja Dr.Anja Heilmann shpjegon se në Britaninë e Madhe, obeziteti është shëndërruar në një problem tepër të madh. Studimi i plotë është publikuar në International Journal of Obesity.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu