Spanja dhe Italia bëjnë detyrën, kryesojnë grupin me nga 16 pikë

0
18

Grupi G i kualifikueseve të botërorit vazhdon të kryesohet nga Spanja dhe Italia me nga 16 pikë. La furia Roja nuk e pati të lehtë në Shkup ndaj vendasve megjithatë fitoi 2-1, ndërsa Italia shënoi 5 herë në portën e Lichtenstein.

Për Spanjën situatën e ndeshjes e zgjidhën David Silva dhe Diego Costa me golat e tyre në pjesën e parë. Spanjollët dominuan fushën, megjithatë u treguan edhe cinikë. Në pjesën e dytë, Ristovski u duke se do ta rihapte sfidën me golin e shënuar pas asistit të Goran Pandev. Maqedonasit ishin të pafuqishëm.

Në Udine skuadra e Venturës e kishte si një shëtitje. Lorenzo Insigne shënoi i pari e pas tij me radhë Belotti, Eder, Bernardeschi dhe ne fund Gabbiadini.

Spanja dhe Italia kanë sfidë me njëra tjetrën për vendin e parë teksa nuk e diskutojnë kualifikimin. 7 pikët më shumë se Shqipëria dhe 4 ndeshje para përfundimit të fushatës janë faktorë qetësie për të dy këto kombëtare.

TV KLAN

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu