‘Spalletti, njeriu i duhur për Interin’

0
30
Loading...

Ish-portieri i Interit, ka përgëzuar klubin për zgjedhjen e Luciano Spallettit për trajner.

Interi e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar katër ndeshjet e para.

Sipas një legjende të klubit zikaltër si Walter Zenga, Interi ka bërë zgjedhjen e duhur duke emëruar Spallettin në bankë, pasi që së bashku me të skuadra mund ta arrijë edhe qëllimin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

“Interi e ka për obligim që çdo vit të luajë në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Zenga.

“Pas ndërrimit të disa futbollistëve, ata që mbeten pjesë e skuadrës nuk kanë më arsyetime për dështimet. Spalletti ka bërë ndryshimet e duhura në fushë, në të cilat Interi ka pasur probleme sezonin e shkuar”.

“Më pëlqen sesi Interi e ka filluar sezonin, pasi një vit më parë ata ishin shumë dobët, por klubi ka bërë punë të mirë, duke e zgjedhur një njeri si Spalletti i cili do ta kthejë ekipin atje ku e meriton”, ka shtuar Zenga.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here