Sot, Shqipëri-Luksemburg, De Biasi: Test i rëndësishëm para Izraelit

0
44

Sot në orën 19:00 në stadiumin “Josy Barthel” luhet miqësorja Luksemburg-Shqipëri, një ndeshje testuese në prag të takimit zyrtar ndaj Izraelit në 11 qershor.

Trajneri De Biasi do të hedhë në fushë një formacion eksperimental ndërsa në konferencën për shtyp ka deklaruar.

“Ndeshja ndaj Luksemburgut është një test i rëndësishëm për ne pasi ata futbollistë që do të hidhën në fushë kanë një mundësi të mirë për të më treguar se duan që të jenë titular edhe ndaj Izraelit.

Kemi një javë kohë për të përgatitur ndeshjen me Izraelin një ndeshje e rëndësishme. Mua më ka lënë një shije të hidhur humbja në nëntor në fushën tonë.Më vjen keq që nuk do kem në dispozicion Balajn të dëmtuar ndërsa të tjerët janë gati”, u shpreh De Biasi.

Pas miqësores ndaj Luksemburgut, Kombëtarja do të stërvitet në Stamboll për ndeshjen e 11 Qershorit me Izraelin, ndeshje kualifikuese për në Botëror.

Pse riktheva në kombëtare Kaçen dhe jo Xhakën
Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biasi, ka dalë në konferencë për shtyp para miqësores së nesërme ndaj Luksemburgut duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sfidën e radhës të kuqezinjve.

“Kaçe ka kuptuar se ka gabuar në sjelljen e tij me mua, me shokët, me federatën, mendoj se ka bërë një rritje të madhe nga pikëpamja mendore.

Ka kuptuar se duhet të tregohet inteligjent siç unë mendoj se është, ka kuptuar se në jetë edhe mund të gabohet dhe mendoj se nga ky gabim mund të nxjerrë vetëm mësime të mëdha dhe mund të ketë një shans më shumë”.

Ndryshimi i rastit të Kaçes me atë të Xhakës sipas De Biasit ka një arsye.

“Kaçe më ka dërguar mesazh, më tha që ka kuptuar se ka gabuar, se është gati të kthehet në grup e japë kontributin e tij.

Xhaka nuk ka bërë asnjë pranim, mendoj se është nga ana e fajit, se të largohesh nga grumbullimi dhe të lësh shokët është një nga gjërat që do të ishte më mirë të evitohen.

Mbetet në pozicionin e tij, është shmangur vetë. U largua dhe do të mbetet larg derisa të mos bëjë hapa të ndryshëm”.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu