Snapchat lançon syzet – telekamera Spectacles

0
53

Duken si syze dielli, por në të vërtetë xhirojnë video të shpejta për t’i ndarë me shpejtësi në chat.

Quhen Spectacles dhe janë syze-telekamera të lancuara nga Snapchat, aplikacioni për mesazhet ‘përdori dhe hidhi’ shumë e dashur nga të rinjtë, në SHBA që prej nëntorit dhe tani gati për të dalë në Europë.

Spectacles mund të blihen në shpërndarësit automatik, me një çmim sa një palë syze dielli.

Përveçse në Itali, Spectacles do të shiten edhe në Mbretërinë e bashkuar, Francë, Gjermani dhe Spanjë.
Shitësit automatik quhen ‘Snapbot’, janë me ngjyrë të verdhë dhe do të jenë gjatë gjithë verës në Londër, Berlin, Paris, Venecia dhe Barcelona, më pas do të shpërndahen edhe në qytete të tjera në Europës.

Spectales janë mënyra më e mirë për të krijuar kujtime duke regjistruar atë që ne shohim, pa qenë e nevojshme të përdorim duart, shpjegon përfaqësuesi i shoqërisë.

Spectacles kanë një telekamer të vogël dhe do mjaftojë një prekje për të filluar regjistrimin e një ‘snap’ një video nga 10 deri në 30 sekonda dhe që mund ta ndani në Snapchat. Syzet do të kushtojnë rreth 150 euro.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu