Si t’i mbrojmë fëmijët nga loja e rrezikshme ‘Balena Blu’

0
16

Gjashtë raste të fëmijëve që janë bërë pjesë e lojës tashmë të rrezikshme ‘Balena Blu’, janë paraqitur gjatë ditës së sotme në rajonin e Prishtinës. Loja në fjalë, që u drejtohet kryesisht të rinjve, mund të shkaktojë plagosje serioze për pjesëmarrësit, të cilët bien dakord për të kryer testet që ajo kërkon gjatë lojës që zgjat 50 ditë. Më poshtë renditen disa këshilla për prindërit, që janë të domosdoshme të aplikohen me fëmijët e moshave të reja, të cilët posedojnë telefona të mençur dhe kanë qasje në internet.

Prindërit të analizojnë në mënyrë të vazhdueshme profilin e fëmijëve të tyre në rrjetet sociale sidomos Facebook dhe Instagram. “Nuk e di si është e mundur që vajzat e moshave 9 e deri 15 vjec të ken fotografi me veshje e pamje provokative të cilat nuk i përkasin aspak moshave të tyre si dhe djem me fotografi në profil si armë dhe para”!

Të analizojnë shoqërinë online të fëmijëve të tyre, të kuptojnë se me kë janë lidhur ne rrjetet sociale, dhe të mos lejojnë lidhjen me persona të pa njohur.

Të mbajnë komunikim të vazhdueshëm dhe sa më të hapur me fëmijët e tyre.

Tu japin fëmijëve lirinë dhe hapësirën e nevojshme të shprehen dhe ti tregojne brengat e tyre me sinqeritetin më të thellë. Të mos bëjnë vetëm këshilltarin dhe kritikuesin!

Të limitojnë dhe të kontrollojnë prezencën e fëmijëve të tyre online.

Të mundohen ti kuptojnë brengat e fëmijëve të cilat janë të lidhura me kohën që po jetojmë dhe të mos bëjnë krahasime me kohën e fëmijërisë së tyre.

Të edukohen në mënyrë të vazhdueshme për trendet digjitale dhe të diskutojnë me fëmijët në lidhje me to, pasi që ajo është pjesa ku fëmijët janë më së shumti të lidhur.

Prindërit duhet të kuptojnë që presionin social që e kan fëmijët nga rrjetet sociale është shumëfish me i madh se presionin social per një status në shoqëri qe kishin ata në kohën e tyre. Ky lloj presioni ndikon direkt në shëndetin mendor të fëmijeve si komplekset apo depresioni. Eshtë tejet e rëndësishme që të bisedohet për tema të tilla në mënyrë të hapur në ambientin familjar.

Eshtë shumë e rëndësishme të bisedohet se sa është e rrezikshme të bisedohet me persona anonim online. Duhet cekur se një person që fshihet prapa ekranit shumicën e rasteve nuk ka qëllime të mira. Duhet bërë me dije se lejimi i një bisede me persona anonim nuk e rrezikon vetëm bashkëbiseduesin por edhe anëtarët tjerë të famijes.

Duhet pas kujdes të vecantë në ndarjen e informatave private. Fëmijët duhet kuptuar se me postimin e një Checkin apo ndonjë fotografie mund të tregojnë shumë rreth aseteve familiare dhe prezencës momentale, e cila mund të keqpërdoret shumë lehtë nga dikush.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here