Si t’i largoni pikat e zeza në fytyrë me produkte shtëpiake

0
21

Gjëndrat dhjamore që gjenden në fytyrë sekretojnë një lëndë vajore ose dyllore të quajtur sebum. Kjo lëndë shërben për të mbrojtur fytyrën dhe për ta lubrifikuar atë,.

Kur kjo përbërje bie në kontakt me qeliza të vdekura dhe baktere, ajo krijon masë e cila fillon dhe bllokon poret e lëkurës. Nëse poret qëndrojnë të hapura pasi krijohet masa, ajo bashkohet me papastërti dhe formon pika të zeza. Nëse poret mbyllen gjatë këtij procesi, formohen pika të bardha.

Si t’i zhdukim

Mos i shtypni kurrë dhe as mos i ngacmoni, sepse kjo vetëm sa shton më shumë baktere dhe papastërti. Duhet shmangur gjithashtu përdorimi i produkteve kozmetike që kanë përqindje të lartë kimikatesh mbi fytyrë. Kini kujdes të lani mbulesën e jastëkut të paktën një herë në javë, duke qenë se gjatë natës ajo vetëm mbledh yndyra dhe qeliza të vdekura të rëna nga fytyra.

Përveç produkteve të shumta farmaceutike ka dhe metoda natyrale që janë shume efikase.

Mjaltë dhe kanellë

Mjalti është një antibiotik natyral i cili largon papastërtitë nga poret e hapura. Përzieni një lugë mjaltë me një gjysmë luge kanellë dhe duke përdorur gishtat përhapeni lehtësisht mbi fytyrë. Masazhojeni fytyrën me lëvizje rrotulluese për tre minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Maskë me të bardhë veze

E bardha e vezës tendos poret dhe nxjerr jashtë çdo papastërti të bllokuar brenda tyre. Hiqni të verdhat nga dy vezë dhe të bardhat rrihini. Duke e përdorur si një krem, hapeni një pjesë mirë mbi fytyrë. Pas dy minutash shtoni pjesën tjetër të mbetur si një shtresë e dytë. Lëreni 10 deri në 15 minuta sa të thahet ose edhe më shumë. Lajeni fytyrën me kujdes në fund me ujë të ngrohtë.

Bëni një maskë argjile

Mund të gjeni në çdo farmaci argjilë në formë pluhuri. Merrni një lugë nga ky pluhur dhe hidhini pak uthull molle deri sa të krijohet një pastë. Shpërndajeni këtë pastë në fytyrë dhe lëreni për 12 deri në 15 minuta sa të thahet. Për ta hequr përdorni ujë të ngrohtë.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu