Si të shpëtoni nga qimet nën lëkurë, sipas dermatologëve

0
26

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Me ardhjen e verës, trupi, sidomos këmbët, ekspozohen gjithmonë e më shumë.

Ja cilat janë disa nga strategjitë që duhet të ndiqni për të zhdukur qimet nën lëkurë:

Bëni rregullisht eksfolim para depilimit

Eksfolimi para çdo mënyre depilimi është një metodë shumë e mirë për të parandaluar rritjen e qimeve nën lëkurë duke qenë se largon qelizat e vdekura, që e vështirësojnë daljen e tyre në sipërfaqe. Në këtë rast mund të përdorni një sfungjer, furçë ose peshqir të butë, me anë të të cilëve masazhoni me kujdes këmbët para se t’i depiloni.

Aplikoni kompresa të ngrohta

Është një mënyrë e mirë për të zbutur qimet dhe për të qetësuar irritimin. Me ndihmën e një peshqiri të ngrohtë ushtroni lehtë presion për 2-3 minuta, 2 herë në ditë çdo ditë, derisa qimja të dalë.

Përdorni briskun e duhur dhe zbutës për lëkurën

Mos përdorni të njëjtin brisk disa herë pasi mund të çojë në rritje të qimeve nën lëkurë. Përdorni një brisk të pastër, të mprehtë dhe i rruani këmbët me kujdes në drejtim me qimet.

Trajtojeni siç do të bënit me aknet

Qimet nën lëkurë janë shumë të ngjashme me aknet,veçanërisht kur preket nga infeksionet (gjë që ndodh shpesh. Peroksidi i benzolit dhe acidi salicilik disa herë në ditë, kombinuar me eksfolim, është mjaftueshëm për t’i nxjerrë qimet në sipërfaqe të lëkurës.

Gjithnjë përdorni një krem depilimi hidratues

Duke qenë se qimet e trasha janë ato që përgjithësisht mbeten nën lëkurë (dhe kjo ndodh zakonisht në zonën e bikinit), mbajeni këtë zonë të butë duke përdorur një shkumë ose krem depilimi hidratues.

Shkuleni
Vetëm pasi qimja të ketë dalë në sipërfaqe, shkuleni me ndihmën e një piskatoreje të sterilizuar (me alkool).

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu