Si të shijoni fundjavën

0
24

Një javë me stres dhe lodhje na sjell dëshirën që të kemi një fundjavë si një “oaz në shkretëtirë”, por në vend që të pushojmë merremi me punët e shtëpisë apo ndonjë festë duke u lodhur edhe më shumë.

Ka shumë gabime që të hënën na bëjnë të ndjehemi më të lodhur se më parë, por kjo mund të rregullohet.

Ora jonë biologjike do të dontë një gjë, ndërsa ajo sociale një tjetër dhe kjo është ajo që quhet Social Jet Lag. Për tu kthyer në punë të hënën plot energji, pas fundjavës duhen disa këshilla ekspertësh për të shmangur gabimet.

E ndaluara e jashtëzakonshme

Duhet mësuar nga menaxherët e ndërmarrjeve të mëdha shumëkombëshe, apo të fuqishmit e botës. Sipas intervistave të tyre, pothuajse asnjëri nuk punonte në fundjavë. Më mirë të punojnë të të premten apo të hënën deri vonë, por të shtunën dhe të dielën duhet të heqësh spinën.

Lamtumirë Hirushe!

Nëse bëjmë listën e punëve të shtëpisë për në fundjave do të jetë aq e gjatë sa mes pazarit, pastrimit dhe lavatriçveve do të jetë e pamundur të gjesh kohë për të bërë gjë tjetër. Është më e nevojshme të shpenzosh gjysëm orë çdo mbrëmje të javës për të ecur para me punët e shtëpisë dhe për të patur një fundjavë në aktivitet të plotë relaksues.

Jo transgresionit (ushqimor!)

E dimë mirë që në fundjavë rasti për të ngrënë jashtë shtëpisë të jep mundësinë të shijosh një pije me miqtë, apo një darkë në restorant. Por nëse jemi në dietë nuk ka kuptim të jesh rigoroz pesë ditë të javës dhe të harrosh gjithë fundjavën. Këshilla? Kënaqemi me një ëmbëlsirë apo disa gota vetë dhe shijojmë rastin për të qëndruar jashtë me miqtë pa e vrarë shumë mendjen.

Sytë tek bioritmi

Dhe pse kemi fjetur pak gjatë javës rekuperimi i orëve të gjumit të humbur me një gjumë të thellë 12 orësh në fundjavë nuk ju bën mirë. Por vendoseni alarmin jo shumë vonë nga ai i zakonshmi, organizojmë mnbrëmjen dhe mos të abuzojmë më vonesën në orët e natës.

Black Out

Gjithmonë jemi të lidhur, me smartphone, pc apo tablet, por dihet që e gjitha kjo ka efekte negative. E dimë që është e vështirë, por mund të provojmë të stakohemi nga interneti për një pasdite apo qoftë dhe një orë për të qëndruar në ajër të pastër e për tiu dedikuar plotësisht personit që duam.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu