Si të qëndrosh pozitiv nëse je i rrethuar nga njerëz negativ

0
17

Na ka ndodhur të gjithëve që të zgjohemi të mbushur me energji pozitive dhe të frymëzuar për të punuar, mësuar apo për aktivitete të tjera.

Ama, kur jemi bashkuar me “grupin” kemi përfunduar duke mos pëlqyer asgjë dhe duke gjetur gjilpërën në kashtë. Pse? Sepse e gjithë energjia negative ka bërë që edhe ne të “vishemi” me një negativitet që jo vetëm nuk na sjell gjë të mirë, por përkundrazi, i largon ato.

Por si mund të qëndrojmë të mbushur me energji pozitive kur jemi të rrethuar nga njerëz negativë?

Merrni frymë thellë: Provoni të merrni frymë thellë e të numëroni deri në 10. Nëse nuk funksionon, numëroni deri në 20. Kjo do t’ju ndihmojë të përqendroheni dhe të reduktoni nivelin e stresit. Gjithashtu, reduktimi i stresit do t’ju sjellë ulje të ankthit të shkaktuar nga energjia negative.

Ushtrohuni: Jepini vetes kohë për t’u ushtruar rreth 15-20 minuta, 3 herë në javë dhe do të keni jo vetëm një shëndet të mirë fizik por edhe mendor. Që do të thotë më pak stres, ankth dhe depresion. Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni në ujëra të qeta nëse kjo kategori personash është prezente në jetën tuaj gjatë gjithë ditës.

Ndërprisni bisedën: Nëse nuk lini dot vendin ku jeni, mjafton të ndërprisni bisedën. Bëjini të ditur që nëse nuk kanë një gjë më të mirë për të ofruar sesa negativiteti i tyre, më mirë të mos ju flasin. Kështu është më mirë!

Rrethoni veten me gjëra që ju mbajnë në humor: Muzika, piktura, librat janë disa nga mënyrat për të mbajtur veten në humor të mirë. Me pak fjalë, pasionet janë ato që do t’ju bëjnë të mbani “ndezur” energjinë pozitive.

Mos merrni asgjë personale: Mundohuni t’i merrni gjërat me sportivitet dhe jo personale. Edhe pse personi që keni përballë mund të ketë gjithë seriozitetin e mundshëm, sërish mundohuni të mos merrni asgjë personale. Do të ndiheni më mirë dhe nuk do të keni asgjë negative të akumuluar brenda vetes.

“No drama-queen/king”: Sa më pak të përfshirë në një situatë alla-“drama queen/king” apo në thashetheme, aq më pak negativitet do të keni “nëpër” këmbë, shkruan blitz.al. Mbajini problemet në punë, në zyrë dhe ato personale në shtëpi. Mos bëni gabim të ngatërroni gjërat sepse do të përfshiheni në një lëmsh që as vetë nuk do të dini si të shpëtoni!

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu