Si mund të trajtohen venat e zgjeruara me barna popullore

0
10
Loading...

Ju lutem, a mund të më thoni se çfarë bari popullor mund të përdor për venat e zgjeruara?

Përgjigjet Elida Mici, kirurge flebologe në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë.

Venat varikoze janë zgjerime të qëndrueshme të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, të shoqëruara nga dëmtimi i valvulave dhe rikthimi i gjakut venoz. Shkaku i vërtetë i kësaj patologjie nuk dihet, por ekzistojnë një sërë faktorësh favorizues, siç janë përdorimi i gjatë i barnave, trashëgimia, mbajtja e peshave të rënda, obeziteti, qëndrimet e gjata në këmbë, takat e larta, rripi i shtrënguar në mes etj. Komplikacionet më të shpeshta janë: dhimbje, lodhje të këmbëve, mpirje, mizerime, këmbë të rënda, temperaturë lokale, kruajtje mbi zonën e vakorizuar etj.

Variçet nuk hiqen me pomada në përbërjen e të cilave janë preparatet me korrigjime bimore (gështenja e egër, fletët e rrushit të kuq etj). Ato përmirësojnë klinikën e variçeve dhe qetësojnë dhimbjet por nuk i zhdukin ato.

Variçet kërkojnë ndërhyrje dhe metodat për trajtimin e insufiçenës së venave të varikozuara janë: kirurgjia, skleroterapia, lazeri dhe radiofrekuenca./ Shendeti.com.al

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here