Shtatë fakte interesante të finales Juventus-Real Madrid

0
48

Real Madrid është shpallur sërish kampion në ligën më elitare evropiane për klube.

Madrilenët janë bërë skuadra e parë që e ka fituar dy herë rresht Ligën e Kampionëve.

Por finalja e luajtur Cardiff të Uellsit ka dhuruar edhe disa statistika interesante.

1 – Real Madrid ka zhbllokuar ndeshjen me të vetmen gjuajtje në portë që ka bërë në pjesën e parë.

2 – Buffon është bërë lojtari i tretë më i vjetër që ka luajtur në një finale të ish-Kupës së Kampionëve/Liga e Kampionëve (39 vjeç, 126 ditë), pas Dino Zoff dhe Van Der Saar.

3 – Mandzukic është bërë lojtari i tretë që shënon me dy klube të ndryshme në një finale të ish-Kupës së Kampionëve/Ligës së Kampionëve pas Vasovic dhe Cristiano Ronaldo.

4 – Golat e pësuar nga Juventus në finale kanë qenë më shumë se ata të pësuar në gjithë edicionin e 2016/17.

5 – 30 – Juventus ka luajtur me formacionin e dytë më të vjetër në një finale të Championsit (30 vjeç, 336 ditë), pas atij të Milanit në 2007 (31, 35 ditë).

6 – 500 – Real Madrid është bërë skuadra e parë që ka realizuar 500 gola në historinë e Ligës së Kampionëve.

7 – 600 – Cristiano Ronaldo ka realizuar 600 gola në karrierën si profesionist në ndeshjet e luajtura me klubin dhe kombëtaren.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu