Shqiptarët i japin fitoren Zvicrës

0
10

Dyshja shqiptare e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kanë shënuar nga një gol, në ndeshjen që është zhvilluar kundër Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikime për Kampionatin Botëror 2018.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit Granit Xhaka, pas 36 minutave lojë ka zhbllokuar rezultatin duke e sjellë në epërsi Zvicrën 0 – 1, derisa për ngritjen e rezultatit 0 – 2 u kujdes Xherdan Shaqiri.

Në takimet e tjera të Grupit B u arritën këto rezultate, Andorra e ka mposhtur Hungarinë 1 – 0 dhe Lituania ka pësuar nga Portugalia 0 – 3.

Në Grupin A, Bjellorusia ka mposhtur Bullgarinë 2 – 1, Holanda ka shkatërruar Luksemburgun 5 – 0 dhe befasia e natës ishte fitorja e Suedisë ndaj Francës 2 – 1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here