‘Shpresoj t’i varros, t’i zhduk’, prezantuesi i Juves i kërkon falje interistave

0
9
Loading...

Interistë e juventinë i janë vërsulur presidentit të komunikimit të klubit bardhezi pas deklaratave të çmendura të dhënë në Juventus TV. Sandro Pello, në kanalin zyrtar të klubit ku është edhe prezantues, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë është shprehur se shpresonte t’a zhdukte Interin nga ky planet.Sandro-Pellò

“Shpresoj t’i varros, t’i zhduk nga ky planet, të zhduk edhe shpresën më të vogël që kanë duke pretenduar se janë bërë një ekip i vërtetë. Ata duhet të mbeten në kanale, aty ku kanë qenë në vitet e fundit, duke u fshehur në errësirë.”

Prezantuesi dhe njëkohësisht presidenti i komunikimit te Juventus e kuptoi gabimin dhe shfrytëzoi “Tëitter-in” për të kërkuar falje.

“Shumë interistë ishin të inatosur nga komentet e mia, po ashtu edhe disa juventinë. Isha duke bërë shaka, ishte një moment euforie dhe shakaje, por mbase e ekzagjerova. Kërkoj falje. Do të shihemi në fushë të shtunën.”

Kujtojmë që Juventus dhe Inter do të përballen të shtunën në “Allianz Stadium” në një sfidë që mund të vendosë shumë për fatet e titullit kampion këtë sezon në “Seria A”.

a.ç

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here