Shpërblimi për festat e fundvitit, pensionistët do të marrin nga 3 mijë lekë

0
9
Loading...

Pensionistët do të marrin nga 3 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Qeveria ka ndryshuar për herë të tretë buxhetin e vitit 2017, përmes një akti normativ

Janë 1.8 miliardë lekë që janë mbledhur më shumë nga kontributet e sigurimeve shoqërore. Këto fonde do të shkojnë të gjitha për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit“, tha Ahmetaj

Paralelisht buxheti rishpërndan 4.5 miliardë lekë investime publike, nga projektet me ecuri të ngadaltë tek ato që kanë realizim më të mirë, dhe shton pagesat për ish të përndjekurit.

Sipas aktit normativ, të ardhurat e buxhetit rriten me 4.5 miliardë lekë krahasuar me planin fillestar, po aq sa edhe shpenzimet duke bërë që deficiti dhe borxhi të mbeten të pandryshuara.

a.ç

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here