Shpallja e çmimit “Kadare”

0
25

Shkrimtari nga Kosova Musa Ramadani është fituesi i edicionit të tretë të çmimit “Kadare” me romanin e tij Profeti nga Praga. Çmimi “Kadare” i kthyer tashmë në traditë në letërsinë shqipe, u akordua gjatë Ditëve Letrare të Razmës.

Ky çmim u shpall nga ish ministri I kulturës francez Frederic Miterrand me motivacionin:
“Musa Ramadani me “Profeti nga Praga” ka sjellë një roman të vecantë si për nga forma ashtu dhe nga përmbajtja. Duke qenë I strukturuar në tregime të lidhura fort m njëra-tjetrën, “Profeti nga Praga” shpërfaet si një mozaik rrëfimesh dhe kolazh teknikash narrative, I cili një roman për letërsinë, si tekst kënaqësie dhe akt përjetësie, ku krijuesi shpaloset si një libër I hapur ndaj konteksteve dhe konotimeve të ndryshme”.

“Cmimi Kadare” 2017 u akordua nga Instituti Europian Pashko me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës, ku në listën finale të jurisë ishin 6 autorë me veprat e tyre, nga 36 dorëshkrime nga autorë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqipfolëse që janë dorëzuar gjatë muajve të aplikimit për këtë çmim.

Juria prej pesë anëtarsh e drejtuar nga shkrimtari dhe përkthyesi Bashkim Shehu u mblodh për herë të fundit gjayë Konferencës Shkencore “Kujtesa dhe Letersia” e cila u organizua nga Departamenti I Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun të Universitetit Europian të Tiranës.

Shkrimtari Musa Ramadani Vlera e këtij cmimi që përfitoi shkrimtari Musa Ramadani është 10 mijë euro si edhe botimin e librit nga Botimet Mapo.

Kush është Musa Ramadani:
Musa RAMADANI (1944-) u lind në Gjilan të Kosovës. Si fëmijë, bashkë me familjen, nga pushteti i atëhershëm, u deportua në Prizren, ku ka përfunduar një pjesë të shkollimit fillor, për ta vazhduar më pas në Gjilan. Ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike – Dega e Letërsisë dhe e Gjuhës shqipe në Prizren. Nga viti 1965 ka qenë gazetar, recensent teatror dhe redaktor i rubrikës së kulturës në gazetën “Rilindja”.

Shkrimet e para i botoi te revista “Jeta e Re” dhe te javorja “Zëri i Rinisë”. Çmimi i parë për poezi dhe ai i dyti për prozë, në konkursin letrar I zhvilluar në vitin 1968 në Kosovë, e motivuan që t’i përkushtohet letërsisë.
Ceremenonia e dhënes së “Cmimit Kadare” 2017 do të zhvillohet në ditët në vazhdim në Universitetin Europian të Tiranës.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu