Shkencëtarët zbulojnë “galaktikën e fantazmave”

0
31

Shkencëtarët kanë zbuluar atë që e kanë quajtur “galaktikë të fantazmave”, një galaktikë me madhësi përafërsisht sa galaktika jonë, por të përbërë në tërësi nga materia e zezë.

Kali i zanës 44, sikur që e kanë emërtuar ata këtë galaktikë, përbëhet nga materia misterioze e zezë, e cila përbën 27% të universit, por që, në realitet, nuk është parë kurrë.

Edhe pse kjo galaktikë është relativisht afër, ajo është aq e errët, saqë shkencëtarët nuk e kanë vërejtur gjatë tërë kësaj kohe. Ajo gjendet në një largësi prej 330 viteve të dritës nga ne. Këtë galaktikë e kanë zbuluar astronomët nga Havajet.

Qëllimi i interesimit rreth këtij zbulimi është që të zbulohet se çka është, në esencë, materia e zezë dhe nga çka përbëhet ajo.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu