Shitet 1 mijë $, por kostoja e “i-Phone X” është vetëm 412 $

0
33
Loading...

Kompania prestigjoze Apple ka prezantuar së fundi modelin e saj më të ri të telefonave inteligjentë, atë të “i-Phone X”. Telefoni i prezantuar më 12 Shtator pritet të dalë në shitje për 999 dollarë në tregun me pakicë. Por sa është kostoja e prodhimit të këtij modeli?

Pas një kalkulimi të bërë nga ana e inxhinierëve kinezë, është arritur në konkluzionin se kostoja e këtij modeli është vetëm 412.75 dollarë, ose thënë ndryshe 60 % më pak se çmimi i shitjes shkruan JavaNews.

Komponenti më i shtrenjtë është paneli 5.8 inç i prodhuar nga Samsung që vlen 80 dollarë për njësi. Memoria prej 256 GB e siguruar nga Toshiba kushton 45 dollarë ndërsa RAM-i 24 dollarë raporton “Gsmarena”.

Sensori 3D kushton 25 dollarë sipas hulumtimit. Por gjithsesi, nuk duhet të harrojmë se për këtë telefon inteligjent, janë shumë persona që punojnë, dhe kostoja e punës sigurisht që paguhet./a.m.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here