Shalqini i verdhë edhe në Shqipëri

0
35

Tradicionalisht tulin e frutit të shalqinit e kemi ndeshur të kuq, por tashmë duhet të mësohemi edhe me surprizën e re. Hap një shalqi njëlloj të gjelbër nga jashtë dhe brenda të del i verdhë. Deri tani jemi mjaftuar me tulin e flaktë që na ka ngacmuar qiellzën, por kemi harruar një detaj: shalqini i kuq ka një vëlla… atë të verdhin. Shalqini i verdhë dhe ai i kuq shkruan agroweb.com, janë të dy prodhime shumë të shijshme. Shalqini tul verdhë i njohur si Krimson i Verdhë është pothuaj binjaku i shalqinit të varietetit Krimson të Ëmbël. Në shije ama, shalqini i verdhë është më i ëmbël dhe ka një shije pakashumë si mjalti.

Dëshira për t’iu përshtatur kërkesave dhe trendeve globale të eksportit u transformua në shtysë e fortë për disa fermerë vendas, të cilët investuan në mbjelljen e disa kulturave eksperimentale për Shqipërinë siç është shalqini i varitetetit Krimson të Verdhë. Ky produkt është shumë i kërkuar në tregjet globale dhe mjaft i suksesshëm. Një sasi e vogël shalqini të verdhë gjen ndonjëherë rrugën për në tregun shqiptar duke shkaktuar pak zhurmë.

Shalqini i verdhë është një produkt i shëndetshëm por ju duhet të jeni në gjëndje të dalloni ndryshimet në vlera ushqimore mes shalqinit të kuq dhe atij të verdhë. Ky i fundit është një burim i pasur i beta karotenit. Shalqini i kuq është burim i pasur i likopenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here