Rutina 15-minutëshe që jua rrafshon barkun në afat rekord

0
21

Ushtrimet e kësaj rutine përfshihen në shumë programe të stërvitjeve intensive dhe nuk marrin më shumë kohë sesa 15 minuta.

Kjo do të thotë se ju do të keni një trup me formë të përsosur brenda një kohe shumë të shkurtë, dhe juve krejt çfarë ju duhet është të keni pak vullnet, transmeton Telegrafi.

Ndiqni këto këshilla para se ta filloni stërvitjen:

– Para fillimit të ushtrimeve, bëni nxehje pesë-minutëshe të muskujve: bëni disa squat, ushtrime të duarve dhe këmbëve, lëvizeni belin në formë rrethore, e gjithashtu bëni edhe nxehje të gjunjve dhe qafës.

– Caktojeni kohëmatësin për 15 minuta. Bëni të gjitha ushtrimet një pas një, dhe ndaluni për të pushuar vetëm nëse vërtet keni nevojë. Setin e përsëritni aq më shumë që mundeni brenda 15 minutave.

– Stërvitjen përsëriteni çdo dy ditë, dhe përpiquni ta rritni numrin e përsëritjeve.

– Kohën e stërvitjes e rritni nga 15 në 20 minuta pas tri javëve.

Kjo është rutina e plotë ushtrime që do t’jua djegë dhjamin në afat rekord:

Squat me kërcim – 12 përsëritje

Pompa me ngritje dore – 12 përsëritje duke i ndryshuar duart

Ushtrimi plank (dërrasë) me kërcim – 12 përsëritje

Ushtrimi plank me ngritje gjuri – 12 përsëritje

Kërcim lart dhe anash – 12 përsëritje

Ushtrimi plank me duar të ngritura – 3 përsëritje

Kërcim me gjunjë deri në gjoks – 12 përsëritje

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu