Roshi: Kështu mund ta kalojmë krizën në Kombëtare

0
12

Odise Roshi beson se nëse Shqipëria fiton me Izraelin, do të harrohet ecuria negative e ndeshjeve të fundit.

Ndaj Izraelit, Shqipërisë i duhet patjetër fitorja për të shpresuar te vendi i tretë dhe në këtë kontekst kuqezinjtë duhet të jenë me efektivë para portës për të arritur objektivin e mbetur në Grupin G eliminator të Rusi 2018.

Në Miqësoren me Luksemburgun ai që e dërgoi topin në rrjetë ishte Odise Roshi, një futbollist shumë i rëndësishëm për skemat e Gianni de Biasit, i cili luan në disa pozicione në fazën sulmuese.

Megjithatë për 26-vjecarin më i preferuar mbetet ai i mesfushorit të djathtë.

Nëse Shqipëria fiton me Izraelin, Roshi është i bindur se do të harrohet ecuria negative e ndeshjeve të fundit.

“E kam ndjekur Izraelin në ndeshjet me Maqedoninë dhe Italinë. Luajnë mirë në të dyja fazat. Ne duhet të japim maksimumin dhe nëse marrim fitoren shumë humbje që kemi bërë shumëzohen me zero. Përqendrimi është më i rëndësishëm në futboll, ndan suksesin me humbjen. Shqipëria arriti në një nivel ku nuk kishte qenë kurrë”, tha Roshi.

“Të gjithë çunat e kanë ndoshta mendimin që kemi rënë cilësisht por duhet të jemi më të përqendruar ndaj Izraelit. Harmoni duhet të ketë gjithmonë në skuadër, edhe nëse humbim duhet të jemi më të qeshur për t’u kthyer te fitorja. Nuk kemi probleme, skuadra di të rinovohet vit pas viti sepse do të vijnë elementë nga shpresat”, shtoi ai.

“Luaj pothuajse në çdo pozicion, mesfushor i djathtë, i majtë, në sulm. Besoj se pozicioni im i preferuar është mesfushor i djathtë. Gjithmonë kur kam qenë i vogël kam luajtur sulmues, por kur u bëra futbollist profesionist, luajta mesfushor i djathtë. Kur je sulmues është më mirë dhe ke më shumë shanse për të shënuar”, theksoi më tej Roshi.

Humbja me Luksemburgun sipas Roshit nuk duhet ta dramatizohet pasi edhe ekipe më të forta janë ndalur nga ky kundërshtar ndërsa për mënyrën sesi duhet të rreshtohet Shqipëria, me skemën 3-5-2, apo 4-1-4-1, futbollisti i Terek Groznit në kampionatin rus komentoi.

“Edhe ekipe me të mëdha kanë humbur e Leksemburgut, kishim tre katër shanse për ta mbyllur ndeshjen. Pastaj sikur u liruam pak dhe pësuam dy gola. Ne kemi ecuri më mirë kur kemi luajtur me një sulmues, por ka raste kur duhet të luash edhe me 2. Kjo është në varësi të kundërshtarit. Ka shumë skema që kemi aplikuar në stërvitje, pak e vështirë sepse Izraeli ka ekip të mirë, por besoj se ne jemi më lart”, u shpreh anësori i Kombëtares, raporton SuperSport..

Nëse Shqipëria fiton me Izraelin, Roshi është i bindur se do të harrohet ecuria negative e ndeshjeve të fundit.

Nga ecuria e kombëtares, te sezoni pozitiv me Terek Groznin, ku pjesëmarrja në Europa League u humb për vetëm një pikë.

“Tereku ka bërë një vit shumë të mirë, objektivi ynë ishte Europa, por në fun hyri Krasnodari në vendin tonë. Vendi i 5-të ishte rekord. Këto ndeshjet e fundit kemi marrë rezultate shumë të mira”, vazhdoi Roshi në konferencën për media.

Roshi zbulon në fund se është në komunikim të vazhdueshëm e Bekim Balajt, i cili mbeti jashtë listës për arsye dëmtimi. “Normale që më mungon Balaj kam qëndruar gjithmonë me të. Komunikojmë herë pas herë. I mungon grumbullimi me skuadrën”, përfundoi Roshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here