Roshi: De Biasi s’na tha asgjë për humbjen nga Luksemburgu

0
47

Mesfushori i Shqipërisë, Odise Roshi, ka komentuar humbjen befasuese nga Luksemburgu në miqësoren e zhvilluar të dielën.

Kuqezinjtë pësuan 2 me 1 ndërsa autori i golit të vetëm të Shqipërisë tha se kjo ishte një humbje e papritur për kuqezinjtë, ndaj edhe djemtë e ekipit janë të mërzitur.

Ai zbuloi edhe diskutimet në dhomat zhveshjes, menjëherë pas ndeshjes, ku konfirmoi se trajneri De Biasi nuk ka thënë ende asnjë fjalë.

“Trajneri nuk na tha asgjë. Ishin tre katër lojtarë që folën dhe u munduan të ngrenë moralin, duke theksuar se kjo nuk është një dramë dhe se rëndësi ka ndeshja në Izrael. Nëse fitohet atje, kjo ndeshje harrohet”, tha Roshi.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu