Rooney, nuk duhet të ngjitet në makinë për 2 vjet

0
31
Loading...

Sulmuesit të Evertonit, Wayne Rooney, i është pezulluar me dy vjet ngarja e makinës dhe është dënuar me 12 muaj punë në komunitet, pasi e ka pranuar në gjykatë se e ka ngarë automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Anglisë në futboll u deklarua i fajshëm në gjykatë, transmeton Express.

Rooney, i cili pret të dënohet me dy paga javore nga klubi i tij, duhet t’i kryejë 100 orë punë pa pagesë si pjesë e dënimit për punë në komunitet.

Pezullimi për ngarje i Rooney do të zvogëlohet për 24 javë nëse ai merr pjesë në një kurs special për ngarje deri më 2 shkurt 2019.

Ish-lojtari 31-vjeçar i Manchester United u arrestua në orët e hershme të 1 shtatorit pasi u ndalua nga policia disa kilometra larg shtëpisë së vet në Prestbury, Cheshire, përgatiti ”Express”. (b.an)

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here