“Ronaldo nuk është egoist”

0
24

Sulmuesi francez, Karim Benzema, insiston se shoku i tij i skuadrës në Real Madrid, Cristiano Ronaldo, nuk është lojtar egoist, pavarësisht dëshirës së madhe për të shënuar në çdo kohë.

Portugezi shihet si favorit për ta fituar “Topin e Artë” për vitin 2017, i cili ka shënuar 42 gola në 46 paraqitje, duke ndihmuar Real Madridin të fitojë La Ligan e Ligën e Kampionëve, derisa Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube fituan vitin e kaluar.

CR7 është kritikuar shpesh se ai gjithmonë kujdeset vetëm për statistika individuale në krahasim me Leo Messin, që e mbylli sezonin me 19 asistime, shtatë më shumë se Ronaldo.

Por është Benzema ai që i ka dalë në ndihmë 32 vjeçarit, që shënoi dy gola në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit ditë më parë.

“Kur dëgjoj emrin e tim, nuk di çfarë të them, e admiroj shumë”, tha ai për AS.

“Ai është person i jashtëzakonshëm. E kuptojmë njëri tjetrin shumë mirë në fushë. Ai e kërkon gjithmonë topin dhe për këtë vrapon shumë”, shtoi Benzi.

“Nuk është egoist, por kur ka topin, gjithmonë dëshiron të shënojë. Dhe natyrisht, ai më pason mua të shënoj”, shtoi Benzema.

Sulmuesi francez lavdëroi edhe trajnerin, Zinedine Zidane, i cili u bë i pari në histori të futbollit që e fiton Ligën e Kampionëve dy herë me radhë.

“Ai është i kompletuar dhe trajner shumë profesional”, tha Benzema. “Të gjithë e admirojnë për vendimet që merr në momentet më vendimtare. Zidane është më shumë i emocionuar në stërvitje se sa lojtarët. E kuptojmë njëri tjetrin shumë mirë”.

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu