Receta / Supë italiane me bukë dhe domate

0
104
Loading...

Një recetë e zonës së Toskanës, shumë e shijshme dhe me aromë të këndshme. Përgatitet mjaft thjeshtë dhe shërbehet e nxehtë.

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 hudhër (të mëdha, të grira)
  • 1 qepë (mesatare, e grirë)
  • 2 karotë (të mesme, të qëruara dhe të prera)
  • 2 fije selino (të mëdha, të copëtuara)
  • 1 gjethe dafine (e tharë)
  • 280 gr spinaq (i ngrirë)
  • 440 gr fasule të konservuara (me gjithë lëng)
  • 6 gota lëng perimesh (ose pule)
  • 425 gr pure domatesh
  • 3 gota bukë (e ndenjur, në copa)
  • 1/4 gotë borzilok (i grirë)
  • djathë kaçkavall (i grirë, sipas dëshirës)

1 Ngrohni vajin e ullirit në një enë me fund të rëndë në flakë mesatare-të lartë. 2 Kur të jetë nxehur, shtoni hudhrën, qepën, karotat, selinonë dhe gjethen e dafinës dhe hidhni kripë e piper. 3 Skuqini derisa të jenë zbutur, 5-7 minuta. Shtoni spinaqin e ngrirë dhe skuqini për një moment sa të zbuten dhe gjethet e mëdha. 4 Shtoni fasulet, lëngun dhe purenë e domateve. Vëreni supën të ziejë. Hidhni brenda dhe bukëndhe reduktojeni flakën. 5 Gatuajeni derisa supë të trashet pak. Hiqeni nga flaka dhe hidhni borzilokun. 6 Hiqeni gjethen e dafinës dhe shërbejeni me kaçkavall të grirë.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here