Receta / Si të përgatisim role të shijshme me spinaq

0
23
Loading...

Kjo është një role shumë e shijshme, që secili do të donte ta kishte në tryezë, kur e ndajmë atë me mysafirë. Bëhet shpejt dhe ka një shije të mrekullueshme. Provojeni!

Hapi 1

Të verdhat e vezës i tundim me qumësht, shtojmë miellin e kripën e piperin e zi sipas dëshirës e shijes.

Hapi 2

Më pas shtojmë edhe të bardhët e vezëve të tundura më parë dhe i përziejmë mirë të gjitha.

Hapi 3

Shtojmë gradualisht edhe gjethet e grira të spinaqit.

Hapi 4

Brumin e formuar kështu e hedhim në tavën e mbuluar me letër për pjekje dhe e pjekim në furrën e parangrohur në 180 gradë për 15 -20 minuta.

Hapi 5

Kur të jetë pjekur, petën e mbështjellim me një pecetë të njomur në ujë dhe e lëmë të pushojë disa minuta.

Hapi 6

Pastaj petën e rolesë e shtrijmë, e lyejmë me ajkë gatimi dhe sipër I hedhim feta proshute ose salami. E mbështjellim si role, e presim dhe e shërbejmë.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here