Receta / Qepë të mbushura me bollgur dhe perime

0
79
Loading...

Përbërësit:

  • 8 qepë të ëmbla
  • një dorë domate të vogla
  • disa degë trumze
  • 1 thelb hudhër
  • 2 speca jeshilë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • kripë dhe piper i zi

Për mbushjen:

  • 1 filxhan kafe bollgur
  • 1 spec i kuq
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lugë ullinj pa bërthamë
  • 1 kungulleshkë
  • 1 karotë
  • pak kripë dhe piper i zi
  • 2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
  • mbushjet e qepëve
  • disa degë trumze

Përgatitja:

Pastroniqepët dhe vendosini të ziejnë në ujë me kripë për 15-20 minuta. Kullojini dhe lërini të ftohen.

Kur të jenë ftohur me një lugë të vogël pastroni mesin e tyre duke i krijuar pak vend mbushjes.

Qepët vendosini në një tavë të thellë.

Ndërsa pjesët e qepës që hoqët grijini hollë dhe vendosini të kaurdisen me hudhrat e grira imët, specat e kuq, karotat dhe kungulleshkën e prerë në kubikë. Kriposini, shtoni piper të zi dhe gjethe trumze.

Shtoni te tigani i perimeve dhe bollgurin. Kaurdisini së bashku që bollguri të përfitojë shijen e perimeve dhe shtoni 2 filxhanë kafe ujë. Lërini të ziejë plotësisht derisa uji të përthahet. Në fund shtoni ullinjtë.

Kriposni zgavrën e qepës nga brenda dhe mbusheni me bollgur.

Prisni domatet, specat dhe hudhrën dhe vendosini ndërmjet hapësirave boshe të tavës së bashku me pjesën tjetër të mbushjes që teproi.

Shtoni kripë, piper, vajin e ullirit, akoma gjethe trumze dhe vendosini në furrë të piqen në 180°C për 30 minuta ose derisa të shikoni që qepët janë thekur mirë. Shërbejini të ngrohta.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here