Receta e ditës: Bukë e thekur me pure bizelesh dhe nenexhik

0
29

Blerina Bombaj, dietologe klinike

Përbërësit

  • 3 lugë të mëdha vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 1 qepë e njomë
  • 1 hudhër
  • 3 kupa bizele të freskëta
  • 1 1/2 lugë të mëdha lëng limoni
  • 1 lugë të vogël lëkurë limoni të grirë
  • 1/2 me 3/4 lugë të vogël kripë deti
  • 2 lugë të mëdha fara luledielli
  • pak piper
  • 1/4 kupë nenexhik
  • 8 feta bukë të thekur thekre

Përgatitja

  • Vendosni në zjarr 1 nga 3 lugët e vajit të ullirit dhe më pas i hidhni qepën dhe hudhrën . I shtoni bizelet dhe i gatuani me kapak në zjarr mesatar për rreth 3 minuta, deri sa të zbuten bizelet.
  • I zhvendosni bizelet në një bluarës dhe i shtoni pjesën tjetër të vajit, lëngun e limonit me lëkurat, farat e lulediellit, kripën dhe piperin. I bluani dhe pasi t’i shtoni nenexhikun i bluani sërish.
  • Vendosni një sasi të bollshme të puresë në çdo fetë buke dhe shërbejeni me pak djathë të njomë dhie.

Një ushqim ideal për fëmijët me vete në shkollë dhe për vaktin e darkës./ Shendeti.com.al

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu