Reali përgatit dy “goditje” të mëdha për sulmin

0
15
Loading...

Reali i Madridit gjatë kësaj vere nuk transferoi ndonjë sulmues, çka shihet problem kryesor për skuadrën e Zinedine Zidane pas largimit të Moratas.

Por, presidenti i Realit, Florentino Perez tashmë ka bërë gati planin për verën e vitit 2018, ku pritet të përforcojë pikërisht repartin e sulmit.

Dëshirat e tij janë sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane dhe sulmuesi kilian i Arsenalit, Alexis Sanchez, shkruan Daily Express.

Kane pritet të kushtojë rreth 120 milionë euro, ndërsa Sanchez do të vinte si lojtar i lirë, pasi ka kontratë me Arsenalin vetëm deri më 30 qershor 2018.

Këtë verë Reali nuk bëri ndonjë transferim të madh, pasi lojtari më i shtrenjtë ishte Theo Hernandez nga Atletico Madrid për 26 milionë euro. /a.m.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/perez-ne-vitin-2018-do-te-transferoje-dy-sulmuesit-me-te-mire-te-premierliges-436101/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here