Qëndroni shumë në kompjuter dhe celular? Ja si po i shkatërroni sytë tuaj

0
33
Loading...

Roy Hessel/Nuk duhet të thoni që prindërit nuk ju kanë paralajmëruar në lidhje me qëndrimin para televizorit.

Tendosja e syve si pasojë e pajisjeve elektronike është një simptomë, e njohur ndryshe si shqetësim fizik i syve, qw ndihet pas dy ose më shumë orësh qëndrimi përballë ekraneve elektronike. Me zgjatjen e kësaj kohe, fillojnë të ndihen simptoma të tilla si shikim i turbullt, djegie e syve, dhembje koke apo pagjumësi. Në total, rreth dy të tretat e të rriturve përjetojnë simptoma të tilla si pasojë e përdorimit të tepruar të pajisjeve elektronike ku mw tw zakonshmet janw kompjuterët, tabletët dhe telefonat.

Nuk është e vështirë të kuptohet pse ndodh kjo. Për shumë nga ne, shkëlqimi i ekranit të telefonit është gjëja e parë që shohim kur hapim sytë në mëngjes dhe gjëja e fundit që shohim përpara se të biem për të fjetur. Mes këtyre dy momenteve i mbushim orët tona duke u përfshirë nga drita LED, duke kontrolluar dokumentet, duke kontrolluar Facebook dhe rrjetet e tjera sociale që kemi. Një nga shkaktarët e djegies së syve dhe jo më kot është zyra, ku shpesh qëndrimi i tepruar përballë ekranit është kërkesë e vetë pozicionit të punës. Trupat dhe sytë tanë nuk janë projektuar për t’u përshtatur me stilin modern të jetës, apo me vendet elektronike të punës.

Online gjatë gjithë ditës

Agjencia e vlerësimeve Nielsen raporton, që amerikanët nga 18 vjeç e lart kalojnë rreth 11 orë duke përdorur pajisje elektronike si televizorin, telefonët, dhe kompjuterët, çdo ditë.

Bashkëveprimi ndërpersonal po i lë vendin Apple Facetime dhe grupeve virtuale të komunikimit. Citrix raporton se, deri në vitin 2020, punonjësit do të mund të aksesojnë punët e tyre, duke përdorur mesatarisht gjashtë pajisje të ndryshme kompjuterike gjatë një dite të vetme.

Nuk është kaq e lehtë për sytë

E gjithë kjo kohë përballë kompjuterave, telefonave dhe tabletëve po ndikon për keq në shëndetin e njerëzve. Pjesa më e madhe e amerikanëve raportojnë simptoma të tilla si tendosje të syve(35%), tharje të syve(24%), dhembje koke(25%) dhe shikim të turbulluar (25%), duke i kombinuar këto simptoma me dhembje të qafës, shpatullave dhe kurrizit(36%). 73% e të rriturve, nën 30 vjeç, përjetojnë të tilla simptoma duke sugjeruar kështu një trend të përgjithshëm.

Një burim i këtyre shqetësimeve është lloji i dritës që emetojnë pajisjet elektronike. Të gjithë jemi në dijeni të rrezeve të padukshme ultravjollcë ose UV, por pak njerëz janë në dijeni të rrisqeve potenciale të dritës me energji shumë të madhe: drita blu. Ndriçimi, në fund të spektrit blu të dritës, përmban më shumë energji se ngjyrat e ngrohta si e kuqja, apo portokallia dhe njihet si drita e një energjie të lartë.

Në ndryshim nga drita UV, sytë e njerëzve janë të paaftë në seleksionimin e dritës blu. Edhe më shqetësuese, sipas sugjerimeve të studimeve më të fundit, janë dëmtimi i retinës dhe degjenerimi makular(humbje e pakthyeshme e shikimit). Kërkimet mbi këtë temë janë thjesht në fillimet e tyre, por shenja të hershme lidhin ekspozimin në periudha afatgjata me pasoja serioze.

Ka shpresë

Rregullime të thjeshta të stilit të jetës, pa supozuar mënjanimin nga teknologjia, mund të bëjnë diferencën e njevojshme. Një mënyrë shumë e mirë, është të bëni pak pushim herë pas here. Personalisht preferoj rregullin 20-20-20: një pushim prej 20 minutash çdo 20 minuta. Është e nevojshme të pulisni sytë më shpesh, pasi kjo ndihmon në lubrifikimin e tyre. Gjithashtu mund të rregulloni përmasat dhe llojin e ndriçimit të ekranit tuaj, duke u pëpjekur gjithnjë të uleni sa më larg të jetë e mundur nga ekrani.

Për fat ka edhe zgjidhje teknologjike. Pajisjet më të fundit elektronike si ato Apple kanë një opsion të quajtur “Night Shift”, i cili e rregullon rrezatimin e ekranit me ngjyrat me të ngrohta të fundit të spektrit.

Syzet optike, me qëllim mbrojtjen nga rrezatimi, për të gjithë ata që nuk janë në dijeni të ekzistencës së tyre. Lentet antirefleks ulin reflektimin e dritës dhe rregullojnë kontrastin. Gjenerata më e fundit e lenteve, mund të bllokojë dritën blu.

Teknologjia e ka ndryshuar pakthyeshmërisht mënyrën se si njerëzit punojnë dhe jetojnë. Por, shëndeti i syve është ai që rrezikohet në prapaskenë. Për forcën e sotme punëtore, ndërgjegjësimi mbi pasojat dhe zgjidhjet është kritik. Teknologjia mund të jetë duke u zhvilluar shumë shpejt, por ne gjithnjë do të kemi vetëm dy sy

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here