Pyet mjekun: Çfarë mund të përdor për ndalimin e rënies së flokëve?

0
12
Loading...

Më bien shumë flokët, a mund të më sugjeroni diçka për ndalimin e rënies.

Përgjigjet Entela Dhima, mjeke dermatologë në Poliklinikën e Specialiteteve nr.2, Tiranë.

Floku, si çdo pjesë e organizmit, bie vazhdimisht e ripërtërihet po ashtu. Ka periudhën anogene e telogene të tij dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për flokët, por për të gjitha qimet që mbulojnë lëkurën e organizmit. Sipas statistikave, mendohet se deri në 100 fije floku në ditë të bien është normale. Për ta mjekuar së pari duhet të shohim të korrigjojmë defektet imunitare. Japim vitamina, minerale, bëjmë stimulime lokale të skalpit të kokës etj. Një nga preparatet më të njohura tashmë, jo vetëm nga dermatologjia, është edhe MINOXIDILI (ALOXIDIL) 2% për femra dhe 5% për meshkuj në trajtë të solucionit spray. Përdoret një herë në vit për 3-6 muaj, në varësi të gjykimit të mjekut mund të përsëritet për tre vjet./ Shendeti.com.al

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here