Pyet mjekun: A është e rrezikshme temperatura e ulët?

0
27

Përshëndetje! Doja të dija sa e rrezikshme është temperatura e ulët 35 ℃ tek fëmijët e vegjël?

Përgjigjet Paskuela Dano, mjeke infeksioniste pranë Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 2 në kryeqytet.

Nëse fëmija nuk ka asnjë lloj shqetësimi tjetër ose ankesë specifike, pra është aktiv, ushqehet normalisht, luan, qesh, prindi nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar. Një temperaturë 35°C, 36°C, 37°C, mund të konsiderohet normale, luhatja pastaj varet dhe nga ambienti, janë shumë gjëra që duhen parë. Ne do shqetësoheshim nëse do të kishim një ndryshim të madh, supozojmë nga 40°C të binte direkt në 35°C e cila ka pasoja të tjera pastaj. Por një luhatje e tillë është shumë normale./ Shendeti.com.al

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu