Pse tradhtojnë njerëzit? Ja arsyeja e vërtetë

0
17
Loading...

Nuk është diçka e re që njerëzit i tradhtojnë partnerët e tyre, por pse e bëjnë këtë në radhë të parë është më pak e qartë.

Ndoshta ishin të dehur, ndoshta u ndjenë të pakënaqur ose thjeshtë po kërkonin një arsye për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Për t’iu përgjigjur kësaj, Ashley Madison – një uebfaqe për afera jashtëmartesore – i pyeti gratë dhe burrat që kishin tradhtuar pse e bënë këtë dhe duket se arsyeja është më paramenduese se që ishte menduar më parë, transmeton Gazeta Express.

Kur mendojmë për dikë që tradhton, ne shpesh mendojmë se kjo bëhet me ndonjë të panjohur që takon në një lokal, por nga 1300 burrat e anketuar, 27% e tyre pranuan se do t’iu afroheshin një shoqeje ose një kolegeje nëse do të ishin të palumtur me marrëdhënien e tyre.

Ngjashëm, 15% e grave pranuan se kolegu i tyre do të ishte personi me të cilin do të kishin një aferë, përderisa 17% prej tyre thanë se fantazojnë duke bërë seks me shefin e tyre.

E vërteta është se, nëse partneri juaj do t’ju tradhtojë, me shumë gjasë ai do ta bëjë këtë me dikë që tashmë e njeh.

Anketa zbuloi gjithashtu se 99% e burrave e pranuan që tradhtojnë. Dhe përderisa seksi i kënaqshëm ishte motivi kryesor për tradhti, të tjerë e pranuan se tradhtia ishte një përpjekje për të qenë më të lumtur në martesë, sesa ta dëmtojnë atë.

Në anën tjetër, 39% e grave thanë se e kishin tradhtuar parterin e tyre përderisa 35% prej tyre e pranuan se kanë menduar ta bëjnë.

Edhe për gratë, arsyeja kryesore ishte e ngjashme me atë të burrave. /b.d

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here