Pse njerëzit ju thonë “shëndet” pasi teshtini

0
36

Të gjithë njerëzit teshtijnë – mesatarja e teshtitjes për njerëzit e shëndetshëm është katër herë në ditë. Përveç alergjive dhe ftohjes apo gripit, teshtima mund të shkaktohet edhe për arsye të tjera, si nga barku i fryrë, ekspozimi në një dritë të ndezur apo edhe orgazma mund të shkaktojnë një “epshuu!”.

Në shumë raste, “teshtima është një refleks mbrojtës që shërben për të nxjerrë grimca të huaja dhe ngacmues nga rrugët e frymëmarrjes, sidomos nga zgavra e hundës.

Pavarësisht se ky fenomen është shumë i përhapur, shkencëtarët dinë shumë pak për të. Ajo që dimë me siguri është se njerëzit gjithmonë thonë “shëndet” kur dikush teshtin.

Po, përse?

“Grekët dhe romakët e lashtë e kanë konsideruar teshtimën si një shenjë e mirëqenies dhe i uronin njerëzit që teshtinin me fraza të tipit “jetë të gjatë” ose “të bekoftë Perëndia”. Në shekullin XIV, Papa Gregory VII kërkoi që fraza “Zoti të bekoftë” të bëhej një lutje më e shkurtër që duhet të thuhej pas çdo teshtitje për t’u mbrojtur nga murtaja. Që atëherë kjo traditë ka ngelur.

Shumë shtete në të gjithë botën përmendin fjalën “shëndet” ose “jetë të gjatë” kur teshtijnë njerëzit.

Burimi: Business Insider / Shendeti.com.al

Lini komentin tuaj

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu